Bonot vjeneze për mësimin e gjuhës
Qyteti i Vjenës ju përkrah në mësimin e gjuhës gjermane me bono. Bonot vjeneze për mësimin e gjuhës i gjeni në tri fletë të fundit të pasaportës suaj vjeneze të arsimit (faqet 27 deri 32). Ju lutemi t’i MOS prisni!
Marrja e parave kundrejt bonove nuk është e mundshme.
Si mund të përdoren bonot?
- Bonot mund të përdoren vetëm te një organizator kursesh i certifikuar nga Seksioni 17 i Bashkisë.
- Në faqen e prapme bonot duhet të vulosen nga një partner i autorizuar. Vetëm atëherë janë të vlefshme. Vula mund të merret pas pjesëmarrjes në një modul informimi.
- Për çdo kurs mund të përdoret nga një bono. Merrni me vete pasaportën tuaj të arsimit, kur regjistroheni tek organizatori i kursit tuaj.
- Në rast të ofertave në bllok (disa nivele në një kurs) mund të përdoren edhe disa bono në të njëjtën kohë. Këtë informacion e merrni gjatë regjistrimit tek organizatori i kursit tuaj.
- 30 muaj pas lëshimit bonot bëhen të pavlefshme. Datën e skadimit e gjeni në faqen e parë të pasaportës suaj të arsimit.
Mos harroni, ju lutem, të vini në institucionin e kursit tuaj herën e parë i/e pajisur me të gjitha bonot si edhe me një dokument identiteti me fotografi që duhet të paraqitet!