Startwien logo

willkommen in wien!

Die Stadt Wien hat mit ihrer Abteilung für Integration und Diversität (MA 17) ein umfangreiches, vielfältiges Paket für Sie geschnürt, um Sie bei Ihrem Einstieg in Wien zu unterstützen. Machen Sie davon Gebrauch! Wir freuen uns auf Sie.

Terminvereinbarung Startcoaching und Terminauskunft Deutschkurse und Info-Module: Tel: 01/90 500 36 - 01

Pasaporta vjeneze e arsimit

Pasaporta vjeneze e arsimit shërben si dëshmi për pjesëmarrjen tuaj në kurse të gjuhës, module të informimit, konsultime si edhe aktivitete të tjera të kualifikimit dhe të kualifikimit të mëtejshëm.

Pasaporta vjeneze e arsimit përmban bono vjeneze për mësimin e gjuhës, që mund të thyhen te çdo organizator i certifikuar kursesh.

Pasaportën vjeneze të arsimit mund ta paraqisni kudo ku pyeteni për njohuritë e gjuhës gjermane, kualifikimin profesional, përgatitjen dhe përgatitjen e mëtejshme.

Konkretisht tek:

  • organizatorët e kurseve të gjuhës gjermane
  • aktivitetet e kualifimit dhe të kualifikimit të mëtejshëm
  • konsultimet
  • Shërbimi i Tregut të Punës
  • punëdhënësit e mundshëm

Partneret dhe partnerët e bashkëpunimit mund të shikojnë me një vështrim cilat masa keni shfrytëzuar dhe ç’farë hapash të tjerë kanë kuptim në rastin tuaj. Prandaj është me rëndësi ta ruani mirë pasaportën vjeneze të arsimit dhe ta paraqisni gjithmonë kur shkoni tek institucionet e përmendura.

Në rastin e humbjes së pasaportës vjeneze të arsimit luteni të shkoni te shërbimi për sendet e gjetura dhe kërkoni një vërtetim mbi humbjen e pasaportës së arsimit. Pas kësaj lidheni me centralin e telefonit nën numrin 01/90 500 36 – 01 (në gjuhën gjermane), 01/90 500 36 – 04 (në gjuhën angleze) ose 01/90 500 36 – 03 (në gjuhën boshnjake/serbe/kroate) dhe lini një takim me njërën prej trajnereve tona ose njërin prej trajnerëve tanë të startit. Në këtë takim do t’ju lëshohet pas paraqitjes së vërtetimit një pasaportë e re e arsimit.