Startcoaching – për një start të mirë në Vjenë
„Startcoaching“ është një ofertë e Seksionit 17 të Bashkisë – Çështjet e integrimit dhe të larmishmërisë për të gjitha vjenezet dhe vjenezët e rinj, që kanë marrë lejen fillestare të qëndrimit / anëtare të familjes në dy vitet e fundit .Bashkëpunëtoret dhe bashkëpunëtorët e Seksionit 17 të Bashkisë që flasin gjuhën tuaj amëtare ose një gjuhë që ju preferoni ju ndihmojnë të zini vend sa më shpejt të jetë e mundshme në Vjenë. Gjatë takimit „Startcoaching“ do t’ju lëshohet pasaporta juaj vjeneze e arsimit. Ajo shërben si dëshmi për pjesëmarrjen tuaj në kurse të gjuhës, aktivitete të informimit, konsultime si edhe aktivitete të tjera të kualifikimit dhe të kualifikimit të mëtejshëm.Pasaporta vjeneze e arsimit përmban bono të Qytetit të Vjenës me një vlerë prej gjithsej € 300 për kurse të integrimit dhe të gjuhës gjermane. Përveç kësaj ajo ju jep të drejtën e pjesëmarrjes në disa aktivitete informimi me tema që janë me interes për ju.