 |
Startcoaching – për një start të mirë në Vjenë
„Startcoaching“ është një ofertë e Seksionit 17 të Bashkisë – Çështjet e integrimit dhe të larmishmërisë për të gjitha vjenezet e reja dhe të gjithë vjenez të rinj që marrin lejën e parë të vendosjes pas datës 01.10.2008.
Bashkëpunëtoret dhe bashkëpunëtorët e Seksionit 17 të Bashkisë që flasin gjuhën tuaj amëtare ose gjuhën që ju preferoni ju ndihmojnë të zini vend sa më shpejt të jetë e mundshme në Vjenë.
Gjatë takimit „Startcoaching“ do t’ju lëshohet pasaporta juaj vjeneze e arsimit. Ajo shërben si dëshmi për pjesëmarrjen tuaj në kurse të gjuhës, aktivitete të informimit, konsultime si edhe aktivitete të tjera të kualifikimit dhe të kualifikimit të mëtejshëm. Pasaporta vjeneze e arsimit përmban bono të Qytetit të Vjenës me një vlerë prej gjithsej € 300 për kurse të integrimit dhe të gjuhës gjermane. Përveç kësaj ajo ju jep të drejtën e pjesëmarrjes në disa aktivitete informimi me tema që janë me interes për ju.
Oferta
- Dorëzimi i pasaportës vjeneze të arsimit dhe të bonove vjeneze për mësimin e gjuhës me një vlerë prej € 300,--
- Shpjegimi i marrëveshjes së integrimit
- Sqarimi i hapave të parë të nevojshëm
- Përkrahje në gjetjen e kursit të përshtatshëm të integrimit dhe të gjuhës gjermane
- Shpjegimi i sistemit të bonove dhe të moduleve të informimit
- Prezantimi i institucioneve të këshillimit (hyrja në profesion, nostrifikimi etj.)
- Informim në lidhje me pyetjet e para bazë (regjistrimi në shkollë, lajmërimi në shkollë i fëmijëve që janë të detyruar të shkojnë në shkollë)
- çështje të tjera.
Ku?
Seksioni 17 i Bashkisë (MA 17) – Çështjet e integrimit dhe të larmishmërisë 1200 Vjenë, Dresdnerstraße 93,
kati i 6-të (5. Stock), dhomat 5.54 dhe 5.63 (zyrat e Seksionit 35 të Bashkisë, ku ju është dhënë leja e parë e vendosjes)
Kur?
Luteni të lini një takim nën numrat e mëposhtëm:
Tel. 01/90 500 36 – 01 në gjuhën gjermane
Tel. 01/90 500 36 – 04 në gjuhën angleze
Tel. 01/90 500 36 – 03 në gjuhën boshnjake/serbe/kroate
VËREJTJE E RËNDËSISHME: Luteni të merrni patjetër me vete formularin që ju është dorëzuar nga Seksioni 35 i Bashkisë me të dhënat tuaja kur vini te „Startcoaching“.
|